Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti, ‘pushtoi’ mediat një ditë më parë pas qarkullimit të disa informacioneve se kishte pasur një takim ‘special’ në burgun e Drenovës me të dënuarin përjetë Laert Haxhinë.
Edhe pse emri i saj qarkulloi me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale, ajo zgjodhi që të mos mohonte apo pranonte ‘këto zëra’.
Në rrjetet sociale ku është shpesh aktive, ditën e djeshme ajo zgjodhi që të bënte dy postime.
Në postimin e parë ajo publikoi fotot e shkëputura nga seriali “Kush e vrau Griseldën?” në Netflix.
E në një tjetër foto ajo ndau me fansat pamjen e saj nga palestra.
Top Channel