Mbremjen e sotme, emisioni më i përfolur “Për’puthen”, ka nisur ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim zakonisht. Emisioni nisi me plot të papritura ku takimi i Melisës dhe Fationit vetëm pas pak minutash u ndërpre dhe më pas kamerat u fiken. Ndërkohë, në studio Melisa shpjegoi se gjithçka ndodhi për shkak të problemeve të saj personale dhe se nuk kishte lidhje me Fationin. Por ndërsa ajo fliste, ndërhyri Ana, e cila ka treguar hapur pëlqimin që ka për Fationin, ndërsa u duk disi xheloze.
Kjo e fundit i tha Melisës se:
“Merr frymë se po të dridhet zëri!”
Ndërsa kjo e fundit iu përgjigj që të shihte veten, sepse ke gjithë kohën duke pirë ujë.
Biseda mes Anës dhe Melisës:
Ana: Merr frymë se po të dridhet zëri
Melisa: Ti kujdes për veten tënde se ke gjithë kohën duke pirë ujë
Ana: Do pak dhe ti shpirti i vogël?
Melisa: Po desha
Ana: Merre, po vetëm më kthe bidonin