Takimi në një lokal të Prishtinës në mëngjes në mes krerëve të PDK-së, AAK-së dhe presidentit Thaçi, ka rezultuar i “suksseshëm” për ta, pasi që është arritur marrëveshja për kahjen e ardhshme të qeverisë së Kosovës dhe postin e presidentit.
Siç merr vesh gazeta “Bota sot” nga burime të saj, Kadri Veseli është pajtuar që PDK-ja t’i ketë 8 ministri në qeverinë Hoti, e gjithashtu edhe postin e zëvendëskryeministrit të cilin e mban AAK-ja.
Kjo e fundit, do të tërhiqet nga qeveria e Kosovës që ta ketë Ramush Haradinajn nga radhët e veta si president të vendit, shkruan “Bota sot”.
Sipas të njëjtave burime, presidenti Thaçi ishte arsyeja kryesore që u arrit kjo marrëveshje.
Gjithashtu mësohet se marrëveshja do të fillojë ‘implementimin’ në momentin kur të vije koha për zgjedhjen e presidentit, qoftë në afatin e fundit në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, qoftë nëse Thaçit i konfirmohet aktakuza më herët./Botasot