spot_img

Talebanët mbajnë konferencën e parë për media, tregojnë se çfarë i pret femrat dhe mediat në Afganistan – kanë porosi edhe për bashkësinë ndërkombëtare

spot_img

ëdhënësi i talebanëve pretendon se pas 20 viteve kanë arritur të dëbojnë të huajt, dhe se për të ky është një moment krenarie.

“Plani ynë ka qenë që të ndalemi para Kabulit, pasi që të marrin në kontroll provinca tjera, për fat të keq qeveria e mëparshme ka qenë aq jo kompetente sa që forcat e saj nuk kanë mundur të ofrojnë siguri në Kabul, dhe për këtë jemi detyruar të futemi. Kanë dashur të futen nëpër shtëpi, të keqtrajtojnë njerëzit dhe të vjedhin – për këtë jemi futur në Kabul, për tu siguruar që Kabuli do të jetë një qytet i sigurtë”, ka thënë zëdhënësi i talebanëve në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

“Pas 20 viteve luftë, kemi emancipuar vendin dhe kemi përzënë të huajt. Ky është një moment krenarie për tërë vendin. Respektojmë të gjitha të drejtat e grave duke u bazuar në ligjin e Sheriatit. Gratë mund të punojnë në edukim dhe shëndetësi. E nëse bashkësia ndërkombëtare brengoset, le ta dinë se gratë tona do t’i kenë të gjitha të drejtat në kuadër të Sheriatit. Gratë tona janë myslimane dhe duhet respektuar ligjin e Sheriatit”, ka shtuar ai.

“Kur bëhet fjalë për aktivitetet e mediave, duhet ta dinë që mediat duhet të jenë të paanshëm dhe asgjë tek ata nuk duhet të jetë kundër vlerave të islamit, që për ne kanë shumë rëndësi. Mediat nuk do të duhet të punonin kundër unitetit kombëtar, nuk do të duhej të promovonin ndarjet, do të duhej të punonin në unifikimin e vendit”, tha ndër tjera zëdhënësi taleban.

“Duam të sigurojmë të gjithë që në Afganistan nuk po luftohet më. Kemi falur të gjithë ata që kanë luftuar kundër nesh. Nuk duam kurrfarë armiq qoftë të brendshëm ashtu edhe të jashtëm”, ka thënë për fund. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img