Trupat amerikane janë larguar nga Afganistani pas 20 vitesh lufte e qëndrimi atje. Tanimë, vendi është në duart e talebanëve dhe nga krahu tjetër, një grup rezistence, janë zotuar se do të vazhdojnë luftën për të sjellë në vend qetësinë dhe larguar pushtetarët e sapoardhur.
Të quajtur “Luanët e Panjshir” ata shihen duke u stërvitur në malet në afërsi të Kabulit. Në fotot e publikuara, shihen dhjetëra të rinj duke mbajtur trungje të mëdha drurësh mbi shpatull e nisin të stërviten.
Madje, ato e kanë përqendruar seancat dhe në ujë, e duke u sprovuar nga tortura të tjera. Javën e kaluar, pretendohet se talebanët kanë humbur një betejë ndaj forcave të rezistencës.
“Talebanët po përpiqeshin të sulmonin Panjshirin, por ne nuk i lejuam. Iu kundërpërgjigjëm dhe ata u larguan”, u shpreh një zëdhënës i frontit të rezistencës.