Të dielën me fillim nga ora 19:30, në televizionin 21 në Kosovë dhe Maqedoni, mbahet finalja e madhe e ‘Miss Shqiptarja në Botë”.
Në këtë event të madh për 6 javë radhazi vajzat shqiptare nga gjitha vendet e botës sfiduan njëra tjetrën për çmimin e madh ‘Miss Shqiptarja në Botë’
Ky event i cili organizohet nga producenti tashmë me famë ndërkombëtare Ilir Geci ”Gecjan Fashion Group” dhe nga televizioni 21, në total gjatë javëve garuese dhe të dielën shifra e shpërblimeve e kalon 20 mijë euron.
Kujtojmë që vitin e kaluar këtë garë e kishte fituar Altina Kqina./Albanian News
View this post on Instagram