Simge Sagin është një ndër këngëtaret më të pëlqyera turke. Ajo e ka nisur karrierën e saj që në vitin 2000 dhe këngët e saj priten shumë mirë nga publiku.
Por diçka që nuk e dinit për Simgen është fakti se ajo është me origjinë shqiptare. Nëna e këngëtares është nga Shqipëria ndërsa babai është turk.
Së fundmi, revista “Who” shkruan se këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto të një byreku shqiptar të gatuar nga e ëma.
“Të jesh shqiptar është privilegj. I lumshin duart nënës sime”, ka shkruar këngëtarja, e cila ka fshirë postimin.