spot_img

“Të qenit kosovar, nuk të bën më pak shqiptar”!

spot_img

Shkruan: Alban Lumi

Shteti ka lindur si organizim i avancuar i shoqërisë, kur Shqipëria ia doli së paku me këto kufij të ndërtojë shtetin, pjesa më e madhe mbetën jashtë, derisa ne vazhdimisht kërkonim bashkim, linden rrethana të reja.

Por tani kur ne e ndërtuam shtetin si organizim shoqëror, si Kosovë, duhet ta zhvillojmë e përfaqësojmë në mënyrën më të mirë.

Nuk na bënë më pak shqiptar si etni, e komb si kosovar ta ruajmë e përfaqësojmë Kosovën para të gjithëve.
Edhe në kushtetutën e Kosovës shkruan shumë qartë: neni 3. Republika e Kosovës përbëhet nga shqiptaret dhe të tjerët.

Falë këtij organizimi të shtetit tonë, tanimë edhe sporti ynë gjeti hapësirë në arenën ndërkombëtare.

Futbolli si sporti më popullor e kur kombëtaret zhvillojnë takimet e tyre, shpesh herë ngritën zëra se për kë futbollistët duhet luajtur Shqipërinë apo Kosovën.

Edhe pse në shikim të parë është e thjeshtë ata të Kosovës duhet ta zgjedhin atë para të gjithave!

Falë shtetit të Kosovës, krahas katër skuadrave të Shqipërisë edhe katër skuadra nga Kosova po paraqiten në garat evropiane.

Mundësi e madhe, për promovimin e futbollistëve edhe te kombëtarja, derisa më parë ishte shumë e vështirë për një futbollist të zhvilluar në Kosovë të merrte ftesë te Shqipëria, tani kemi 50 futbollist shqiptar te Shqipëria e Kosova që paraqiten për kombëtaret respektive në çdo raund të kualifikimeve!

E nëse i numërojmë edhe kategoritë zinxhirë numri i tyre rritet dukshëm. Ndërkaq prezenca e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, në forumet më të mëdha e nxjerrja e projekteve të ndryshme për futbollin kosovar e ka vlerën e vet! Ademi është pjesë e komisionit Het-trick të UEFA-së, më i rëndësishmi për projektet si vendi ynë!

Se sa na ka ba mirë organizimi Kosovës si shtet e përparimi i futbollit kosovar, shikoni sukseset e kampionit të Kosovës, FC Ballkani, duke qenë skuadra e vetme shqiptare, e cila ia doli të futej në grupet e një Lige Evropiane të ⚽️, për të dytin vit me radhë!

Këtë mundësi ia dha pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA e organizimi i saj si shtet. Andaj duhet ta ruajmë si sytë e ballit e ta përfaqësojmë në mënyrën më të mirë!

Ti Kosovë, shteti im më jep nderë e krenari!

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img