Në lagjen Dardania janë dëgjuar të shtëna armësh derisa dyshohet se ka të plagosur.
Policia e Kosovës ka dalë në lagjen Dardania në Prishtinë pasi janë dëgjuar të shtëna armësh, kanë njoftuar banorë të lagjes për lajmi.net.
Sipas tyre, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Policia tashmë gjendet në vendin e ngjarjes së bashku me veturën e autoambulancës.
Lajmi.net do t’ju mbaj të informuar për detajet tjera lidhur me rastin.