Produksioni i “Përputhen” ka vendosur pezullimin e Teas nga emisioni. Por çfarë ndodhi? Si fillim ne menduam se ishte për shkak të lajmeve se Tea ka pasur marrëdhënie fizike me Arbrin, por jo. Bora Zemani, drejtuesja e emisionit tha se, Tea është pezulluar për shkak të vonesës së saj.
“Tea nuk është pjesë e programit. Ajo shpeshherë ka shfaqur pakorrektësi. Në oraret që janë vendosur për të regjistruar emisionet, ka ndodhur që ajo vjen 2 orë ose më shumë me vonesë dhe të gjithë ne presim për të në backstage, prandaj u vendos që të pezullohet.”,-tha Bora./K.C/