Banka TEB SH.A. ka zyrtarizuar sot hapjen e Degës së saj më të re në qytetin e Shtimës, duke e zgjeruar më tej rrjetin e saj të shërbimeve bankare në Kosovë. Dega ndodhet në adresën: Rruga Tahir Sinani pn, lokali 1 në përdhesë, 72000 Shtime.
Ceremonia e hapjes u shënua me prerjen e shiritit nga zëvendësdrejtori menaxhues i TEB Sh.A., z. Yll Gashi, si dhe kryetari i Komunës së Shtimës, z. Qemajl Aliu. Me këtë rast, z. Aliu vlerësoi praninë e TEB në qytet si një zhvillim pozitiv për ekonominë lokale dhe përkrahje për komunitetin dhe bizneset vendore.
“Prania e një institucioni serioz financiar si TEB në qytetin tonë do të ndihmojë në fuqizimin e ekonomisë vendore dhe do të krijojë lehtësira për qytetarët dhe sipërmarrësit”, tha kryetari Aliu.
Dega e re ofron të gjitha shërbimet bankare për klientët individualë, duke përfshirë hapjen e llogarive, transfere bankare, kredi, kartela dhe shumë të tjera. Po ashtu, klientëve u vihet në dispozicion një bankomat (ATM) modern për tërheqje dhe deponim të parave, funksional 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.
Kjo është Dega e 35-të e Bankës TEB në Kosovë, dhe sipas planit strategjik për vitin 2025, pritet që rrjeti i saj të zgjerohet më tej edhe në qytete të tjera të vendit.
Stafi i Degës së re në Shtime është i përgatitur për të mirëpritur klientët me një gamë të gjerë ofertash dhe shërbimesh të përshtatura për nevojat e tyre financiare.
#TEB – Bankë për një botë në lëvizje 🌟