Problemet mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës nuk ka marrë ende fund. Përkundër raportimeve për divorc, dyshja janë rikthyer sërish së bashku.
Këtë herë, thuhet se “viktimë” ishte Icardi, dhe jo Wanda, shkruan FrontOnline
Raportohet se Wanda e kishte nisur një lidhje me një futbollist të njohur në Argjentinë.
“Wanda tashmë ka disa kohë që ngushëllon veten. Disa burime më tregojnë se ajo po flirton me një futbollist që është gjithashtu i martuar. Por identiteti nuk u zbulua kurrë”, shkruajnë meidat rozë të cilat citojnë drejtuesin e programit “A la tarde”, Lucas Bertero.
Ndërsa krizat dhe tradhtitë dalin në pah në postimet e fundit të futbollistit shihet teksa ai i dhuron një puthje Wandas dhe ku shfaqet duke buzëqeshur me vajzat e tij Isabella dhe Francesca nga pushimet e tyre në Ibiza.