spot_img

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Selatin Vokrrit

spot_img

Ish-trajneri dhe ish-futbollisti nga Podujeva, Selatin Vokrri, ka vdekur të premten, kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale. Ai viteve të fundit kishte probleme shëndetësore.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Selatin Vokrri është axha i legjendës Fadil Vokrri dhe njëherësh trajneri i tij i parë.

Ai ishte një futbollist i jashtëzakonshëm në rininë e tij, ku luajti me sukses në fanellën e Llapit dhe Vëllaznimit, në ligën e dytë të ish-shtetit federativ.

Më 3 maj të vitit 2022, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e 6-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, pati vizituar në shtëpinë e tij, Selatin Vokrri, me ç’rast e pati nderuar me mirënjohje për kontributin e tij gjatë periudhave të ndryshme në futbollin e Kosovës, qysh nga koha e tij si futbollist e deri në periudhën e zhvillimit të futbollit të pavarur.

E nderuar Familje Vokrri!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit, trajnerit dhe pedagogut të dalluar Selatin Vokrri.

Ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, që dha kontribut të pashoqë si futbollist e si trajner dhe që shërbeu si burim i pasur i njohurive dhe ideve në fushën e futbollit dhe edukimit sportiv të të rinjve.

Kontributi i tij në futbollin e Kosovës do të mbetet i paharrueshëm, veçanërisht në kohën e okupimit serb, ku ai ishte një udhëheqës i fortë e i guximshëm, duke frymëzuar rininë llapjane të vazhdojë të luajë futboll në kushte të vështira dhe po thuajse të pamundura.

Ai do të mbahet gjallë në kujtesën e njerëzve si një personalitet i ndritur, me vlera të larta atdhetare e sportive, por edhe si i afërt dhe i dashur për të gjithë.

Federata e Futbollit të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që ishin afër tij gjatë gjithë jetës së tij sportive.

Selatin Vokrri do të mbetet shembull frymëzues për brezat e rinj, derisa kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Federata e Futbollit të Kosovës

NGJARJE TË TJERA

spot_img