Çfarë moti do të kemi gjatë botërorit dhe cilat do të kushtet meterologjike për futbollistët dhe si do t’i përballojnë ata këto temperatura në Katar?
Prej që Katari fitoi të drejtën për ta organizuar Botërorin më 2022 në vitin 2010, është trajtuar çështje e temperaturave të papërballueshme që një vend mund ta organizojë këtë garë, për shkak të temperaturave ekstreme që janë aty.
Dita më e nxehtë e regjistruar në Katar ishte korriku i vitit 2010 kur temperatura arriti pikun prej 50.4 gradë Celsius. Për këtë shkak, në vitin 2015 FIFA konfirmoi që gara do të luhet në dimër, duke sjellë përvojën e parë që një Botëror të mbahet para festave të fundvitit.
Por, si do të jetë moti në këtë muaj dhe gjatë muajit tjetër atje? Cilat do të jenë temperaturat mesatare në Katar gjatë kësaj kohe të vitit? Si do të freskohen lojtarët dhe tifozët? Këtu janë disa fakte…
Sa do të jetë temperaturat mesatare në Katar gjatë muajit nëntor dhe dhjetor?
Një gjë është e sigurt, nuk do të jetë ftohtë. Temperatura mesatare në Katar gjatë një viti është 29 gradë Celsius. Ky numër mund të shkojë më lart së 40 gradë Celsius gjatë muajve të verës.
Parashikimi aktual parashikon që temperaturat të sillën nga 21 deri në 26 gradë Celsius kur ndeshjet do të luhen gjatë nëntorit dhe dhjetorit. Kjo përputhet me temperaturat që futbollistët e hemisferës veriore i kanë gjatë muajve të verës, transmeton GazetaExpress.
Nëntor
Temperatura mesatare në nëntor do të jetë 26 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë pritet të jetë 30 gradë Celsius.
Temperatura më e ulët pritet të jetë 22 gradë Celsius.
Dhjetor
Temperatura mesatare në dhjetor do të jetë 21 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë pritet të jetë 25 gradë Celsius.
Temperatura më e ulët pritet të jetë 17 gradë Celsius.
Pse u zhvendos Botërori në muajt nëntor dhe dhjetor?
Një nga problemet logjistike që u shfaqen vetvetiu kur Katari mori përsipër organizimin e Botërorit ishte se kur ai do të luhej. Nxehtësia gjatë muajve të verës në Katar do ta rrezikonte seriozisht shëndetin e lojtarëve.
Siç e kemi theksuar, më 2015, FIFA vendosi që Botërori të luhej gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Ky ishte rasti i parë kur ai u luajt ndryshe nga orari tradicional i futbollit, e ku zakonisht Botërorët luheshin në qershor dhe korrik.
Përderisa ky ndryshim zvogëloi shqetësimet për klimën, bëri që ligat në Europë të kenë probleme që duhej zgjidhur. Si do të përshtatej orari i zënë në mes të sezonit kur zhvillohet një Botëror? Shumica e ligave vendore u desh të bëjnë pushim për ta akomoduar Botërorin, edhe pse futbollistët kanë një ose më pak se dy javë që të përgatiten për ndeshjet e tyre të para për Botërorin.
Si do të freskohen tifozët dhe lojtarët në Katar?
Do të këtë pushime për freskim gjatë ndeshjeve kur temperatura janë më të larta, duke lejuar futbollistët që të jenë të hidratuar dhe të freskohen gjatë stërvitjeve të tyre.
Duke marrë parasysh kushtet e motit, organizatorët kanë siguruar që tërë stadiumet ku do të luhet Botërori në Katar të kenë ajër të kondicionuar që temperaturat të jenë të rregulluara për kushtet e lojtarëve dhe tifozëve.
Do të përdoren kanale të ndryshme freskuese në fusha. Ato do të funksionojnë me energji të ripërtritshme diellore. Mekanizmi është dizajnuar po ashtu ta largojë ajrin e ndotur duke e pastruar atë.
“Ne jo vetëm që do ta freskojmë ajrin, ne do ta pastrojmë atë”, ka thënë para garës, Dr Saud Abdulaziz Abdul Ghani, profesor i mekanikës inxhinierike në Universitetin e Katarit për FIFA kur ka folur për këtë projekt.
“Ne do ta pastrojmë ajrin për tifozët. Për shembull, njerëzit të cilët kanë alergji nuk do të kenë probleme brenda stadiumeve tona pasi që ne do të kemi ajrin më të pastër që ekziston”.
“Ajri i freskët hynë përmes kanaleve të ndërtuara në tribuna dhe grykave të mëdha që janë përgjatë fushës. Duke përdorur teknikën e qarkullimit të ajrit, ajri i freskuar pastaj tërhiqet, rifreskohet , filtrohet dhe del jashtë kur ka nevojë”, ka thënë ai.