Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën pasdite se presidenti Joe Biden po kthehet në Uashington nga jashtë qytetit “për t’u konsultuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare rreth ngjarjeve në Lindjen e Mesme” mes tensioneve të rritura midis Izraelit dhe Iranit.
Presidenti amerikan kishte në plan të kalonte fundjavën në Delaëare në rezidencën e tij në plazh, por të shtunën pasi u informua u nis për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Kjo vjen pasi që Biden tha të premten se ai pret një sulm iranian ndaj Izraelit dhe lëshoi një mesazh të fundit për Teheranin, duke i thënë: “Mos e bëj”.
Më herët, John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, kishte paralajmëruar se kërcënimi i një sulmi të rëndësishëm iranian ndaj Izraelit mbeti “i zbatueshëm” pavarësisht përpjekjeve të udhëhequra nga Uashingtoni, duke përfshirë thirrjet drejtuar Teheranit nga Britania e Madhe dhe Gjermania, për të penguar një përshkallëzim serioz në konflikti në Lindjen e Mesme.
Të shtunën, Korpusi i Gardës Revolucionare paraushtarake të Iranit në ngushticën e Hormuzit, rreth 80 km larg brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, kapi një anije konteinerësh të lidhur me Izraelin.
Irani ka kërcënuar me hakmarrje kundër Izraelit për një sulm në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy gjeneralë, duke shkaktuar frikë se një klimë tashmë e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, me Izraelin dhe Hamasin në Gaza në luftë, shpejt mund të eskalojë më tej.