Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë duket se kanë shpërthyer sërish, duke detyruar BE-në dhe NATO-n të ndërhyjnë. Greqia vendosi ushtrinë në gatishmëri të hënën pasi Turqia dërgoi anijet e kërkimit të naftës brenda raftit grek kontinental, një veprim që Athina e përshkroi si një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ankaraja dërgoi edhe luftanije pranë ishullit Grek të Kastellorizo për të shoqëruar anijen e kërkimit të naftës gjatë dy javëve të ardhshme. Si përgjigje, forcat e armatosura të Greqisë u vendosën në një gjendje gatishmërie absolute, ndërkohë që dhjetë anije të Marinës Greke dhe Forcave Ajrore janë vendosur pranë ishullit.
Kur anijet turke hynë në raftin kontinental Grek, anijet luftarake Greke dërguan mesazhe në një frekuencë prej rreth 15 minutash duke kërkuar tërheqjen e tyre nga zona. Mesazhet mësohet se u injoruan nga pala turke.
Megjithatë, sipas burimeve, aktivitetet eksploruese u bënë të pamundura për shkak të zhurmës së shkaktuar nga shumë njësi detare që lundronin në zonë. Kjo për shkak se eksplorimi i këtij lloji kërkon transmetimin e të dhënave nga shtrati i detit dhe zhurma e anijeve e bëri këtë transmetim të pamundur.
Në Athinë, organi i lartë vendimmarrës u mblodh një mbledhje urgjente. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias lëshoi një deklaratë të ashpër duke i bërë thirrje Turqisë të “përfundojë menjëherë veprimet e saj të paligjshme që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon”.
Ai shtoi se hapat e Turqisë “janë një përshkallëzim serioz i situatës dhe ekspozon në mënyrën më të qartë rolin destabilizues dhe kërcënues të Turqisë. Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh. Ajo do të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e tij sovrane” tha ai.
Për këtë qëllim, Greqia njoftoi të gjithë lojtarët ndërkombëtarë, me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që mësohet se ka folur për më shumë se një orë në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Turqia hodhi poshtë kundërshtimet e Greqisë dhe tha se do të vazhdojë operacionin. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha që asnjë vend nuk do t’i nënshtrohej “pretendimeve qesharake dhe të pabazuara” siç janë ato të Greqisë. Ankaraja tha se prania ushtarake e Turqisë në zonë nuk kishte për qëllim të përshkallëzonte tensionet dhe ishte vetëm për qëllime mbrojtëse.
Erdogan tha që muajin e kaluar se ai po “pezullonte” kërkimet për gaz për të dhënë kohë për bisedime me Greqinë dhe Gjermaninë, por nisi sërish operacionin pas marrëveshjes detare Greqi-Egjipt.
Anija Oruc Reis e Turqisë po planifikon të kryejë hulumtime sizmike në skajin më lindor të juridiksionit detar të Greqisë. Zona është afër Turqisë, por i përket Greqisë sipas ligjit ndërkombëtar.
Turqia thotë se rregullat janë të padrejta pasi Greqia ka të drejta për ujërat për shkak të disa ishujve të vegjël.
Bashkimi Europian duket se po bashkohet. Shefi i politikës së jashtme të bllokut Josep Borrell i quajti veprimet e Turqisë “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe një recetë për “antagonizëm”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkoi respektimin e ligjit ndërkombëtar gjatë bisedimeve të tij të hënën me kryeministrin grek.
“Situata duhet të zgjidhet në një frymë solidaritetit dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” tha Stoltenberg pasi foli për Mitsotakis.
REMOTE_ADDR:[]