Para disa minutash një ngjarje tejet e frikshme është regjistruar në sheshin ‘Skënderbej’ të kryeqytetit, teksa Arben Mema 32-vjeç tensionoi situatën duke hyrë vrullshëm me makinë e duke shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ndonëse ishte një manovër e rrezikshme lëvizja që kreu autori me makinë, fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar apo viktima.
Mema në gjendje të dehur kishte marrë një makinë me qera dhe ka tentuar të shtypë kalimtarët, ndërsa sipas policisë, agresori ka qenë nën e efektin e lëndëve narkotike. Dy motrat e agresorit të identifikuar si Arben Mema, i cili hyri me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ kanë shkuar në shesh dhe i kërkojnë llogari policisë se çfarë është bërë me vëllain e tyre, ndërsa në video dëgjohet teksa kërkojnë djalin i cili ndërhyri për ta neutralizuar.