Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ka shkuar në 94 numri i i pacientëve të infektuar me coronnavirus të cilët e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.
Derisa në raportin e djeshëm, thuhej se numri është 82, sonte IKSHPK raporton se ky numër ka arritur në 94, që i bie se brenda 24 orëve tetë persona kanë vdekur.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në raport.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se të enjten janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.
Po ashtu janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118. /Telegrafi/