spot_img

Tetova po boshatiset në heshtje, shumë kanë ikur dhe shumë të tjerë presin radhën!

spot_img

Shkruan: Urim Saliu

Mbrëmja lëshohet trishtueshëm në Tetovë. Një heshtje ka rënë moti dhe qyteti duket kaq bosh, njerëzit nuk duken gjëkundi. Shumë kanë ikur dhe shumë të tjerë presin rradhën.

“Do iki nesër, do iki këtë javë”, këto janë refrene të përditshme të njerëzve. Marrin me vete cdo gjë, madje shpërngulen dhe nuk duan më të dëgjojnë as për politikën.Ka shumë që janë lodhur nga vitet e pritjes , për të gjetur një punë këtu.

Ka shumë të tjerë që kanë punuar si skllevër me orare të gjata për një mëditje të vogël dhe janë shkelur dhe poshtëruar aq sa ska më .

Ikin dhe me vete marrin fëmijët dhe shkollat po zbrazen.Kanë mbetur vetëm bankat e zbrazura dhe së shpejti mësuesit do tu flasin mureve .

Cdo gjë ngjan me filmin Vitet e ikjes dhe tek njerëzit nuk sheh më një revoltë.

Cmime të kripura ushqimesh, fatura rryme që po rrjepin secilin, varfëri që është lëshuar frikshëm , por sërish janë vetëm kalimtare .

Në protesta nuk sheh askënd sepse presin radhë në ambasada.

NGJARJE TË TJERA

spot_img