Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk do të shkojë në Bruksel për dialogun me Serbinë nën udhëheqjen e sllovakut Miroslav Lajcak, i cili ishte kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.
Thaçi ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me Emisarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, për shkak se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Çështja e dialogut nuk duhet të jetë garë në spektrin politik. Duhet të ektë unitet. Shrpesoj në koordinim me Hotin si kryeministër. Do ta luaj rolin tim kushtetues dhe ligjor. Nuk më ka marrë malli për takime me liderë të Serbisë. E kam bërë të ditur se nuk do të shkojë për dialog në Bruksel. Kjo për shkak se zotëri Lajcak e ka bërë të ditur se nuk e njeh Kosovën dhe unë nuk shkoj të bisedoj atje ku ka dialog Prishtinë-Beograd”, tha Thaçi në T7, transmeton Gazeta Metro.
Thaçi tha se i ka thënë personalisht Lajcakut se do jetë vend i mirë pune nëse do ta njihini Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, ashtu siç e kishte njohur më herët kolegia e saj, Federica Mogherini.
“Mogherini e ka bërë të ditur se ne jemi shtet i pavarur dhe nuk na është drejtuar si Prishtinë. I kam thënë personalisht Lajcakut : Do të jetë një vend i mirë pune por vetëm nëse e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Thaçi.