Ish-futbollisti, Thiago Alcantara edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Barcelonës.
Alcantara javë më parë njoftoi pensionimin nga futbolli. Kjo ndodhi për shkak të shumë lëndimeve që pati gjatë sezonit të kaluar, shkruan Indeksonline
Hansi Flicku, i cili punoi me ish-futbollistin gjatë kohës sa ishte në Bayern Munchen, e ftoi menjëherë ish-lojtarin spanjoll në ekipin e Barcelonës.
Thiago Alcantara tashmë është asistent i trajnerit gjerman dhe do t’i ndihmojë ekipit katalunas për të arritur suksese gjatë sezonit 2024/25