Arsenali ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mesfushorit Declan Rice nga West Ham United.
Klubi nga Emirates ka vazhduar me përforcime gjatë kësaj vere, duke konfirmuar tashmë blerjen më të madhe.
Bëhet fjalë për mesfushorin anglez, Rice, i cili thuhet se i ka kushtuar Arsenalit plot 120 milionë euro.
Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Topçinjve, të cilët thyen rekordin britanik duke e bërë Rice blerjen më të shtrenjtë në histori.
“Reprezentuesi anglez Declan Rice na është bashkuar nga West Ham United me një kontratë afatgjatë”, thuhet një njoftimin e Arsenalit.
Rice do të veshë fanellën me numrin 41 te Arsenali dhe fanella e tij tashmë është në shitje në faqen zyrtare.
Arsenali deri tani ka transferuar edhe Kai Havertz nga Chelsea dhe Jurrien Timber nga Ajaxi. /Telegrafi/