Tifozët e Kosovës, Dardaënt, kanë ftuar mërgimtarët që të vizitojnë lokalin zyrtar të tyre në Prishtinë.
“Mirë se vini, mërgimtarë! Me rastin e ardhjes në tokën e tyre të mërgimtarëve, ftojmë të gjithë ata që ta vizitojnë lokalin zyrtar të Dardanëve në Prishtinë. Të gjithë jeni të mirëseardhur që të kalojmë së bashku momente të mira pranë njëri-tjetrit”, kanë shkruar Dardanët në faqen e tyre në Facebook.
“Ndër të tjera, njoftojmë se nga dita e enjte 200 bashkatdhetarët e parë që do të vijnë ta vizitojnë lokalin do të pajisen me një bluzë të tifo-grupit tonë që i kemi organizuar së bashku me Federaten e Futbollit të Kosovës”.
“Ejani në një ndejë vëllazërore pak javë para ndeshjeve të Kosovës. Konaku i Dardanëve, konaku i çdo shqiptari!”