spot_img

Tifozët e Lille e ‘sulmojnë’ trajnerin: Hapi sytë Zhegrova duhet të luaj nga fillimi

spot_img

Edon Zhegrova është duke e treguar talentin e tij te skuadra Kampione e Francës, Lille.

Te dielën reprezentuesin i Kosovës shënoi një gol të jashtëzakonshëm përballë Angers, në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1. Takim ky që përfundoi 1:1.

Në këtë sfidë 23 vjeçari u fut në lojë në minutën e 64, dhe vetëm pas 12 minutave më të majtën e tij e la të shtangur portierin Mandrea.

Goli i tij bëri jehonë të madhe në Francë dhe jo vetëm.

Sot faqja zyrtare e klubit francez e ka postuar golin dhe ka shkruar se finalizimi nga Edon Zhegrova ishte thjesht madhështor.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të Lille, të cilët e kanë ‘sulmuar’ trajnerin Gournnvec i cili sipas tyre nuk po e vlerëson lartë futbollistin.

‘Hapi sytë, Zhegrova duhet të luaj nga fillimi’ ishte një koment.

‘Gol shumë i bukur, unë shpresoj që të luaj nga minuta e parë përballë Lens’ ishte komenti tjetër.

‘Me madhësinë e tij më bën të kujtoj Hazardin’ shkruan një tjetër komentues.

‘Goli i realizuar në stilin e Arjen Robben’ ishte një koment tjetër nga adhuruesit e Lille.

Kur jemi te Zhegrova, ai bëri hapin e madh në karrierë, duke u transferuar te Lille, nga Baseli në janar për 7 milionë euro.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë me gjigantin francez deri në qershor të vitit 2026.

Numri 23, është paraqitur 6 herë për Lille deri me tani, dhe ka shënuar 2 gola. Në të gjitha këto takime është futur në lojë nga stoli. Pra ka luajtur vetëm 120 minuta në total.

Në videon më poshtë përveç golit, mund t`i lexoni edhe komentet e tifozëve.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img