Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, të shtunën në mbrëmje me Mallorcan do ta luaj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Ata do të përballen me Athletic Bilbaon në finale të Kupës së Mbretit, duke filluar nga ora 22:00.
Ky trofe skuadrës së Mallorcas i mungon që nga viti 2003.
Ndërkohë, Muriqi ka bërë bujë te fansat spanjollë pasi edhe sot kanë shfaqur kreativitetin, me pamjen e sulmuesit kosovar të piratit.