Tirana përballet sot në orën 20.00, në Air Albania ndaj Crvena Zvezdës. Takimi është i vlefshëm për turin e dy-të të Champions League.
Me të kaluar ora 00.00, në kryeqytetin shqiptar kanë shpërthyer fishekzjarrët. Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në orën 03.00 të mëngjesit, ku tifogrupi bardheblu ”Tirona Fanatics” i ka bërë një surprizë të pakëndshme ekipit serb, i cili është akomoduar në një nga hotelet në qëndër të Tiranës. Me shumë mundësi, kjo i ka acaruar tej mase ata, ku serbët do donin të kalonin një natë pa probleme.
Time to wake up! 😀
Julkaissut Tirona Fanatics Maanantaina 24. elokuuta 2020