spot_img

Tifozët e Vardarit, “Komiti”, fyejnë shqiptarët në derbin kundër Shkëndijës në Shkup: “Dobar shiptar, mrtov shiptar”

spot_img

Tifozët e skuadrës së Vardarit përsëri kanë fyer shqiptarët, raporton Open-TV.

Sot gjatë ndeshjes derbi të javës së 24-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët e njohur si “Komiti”, kanë drejtuar parulla fyese ndaj shqiptarëve.

Ndër parullat e shumta fyese që iu drejtuan shqiptarëve që nga pjesa e parë ishte edhe “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë” .

As paralajmërimi zyrtar nuk i ndali ata që të vazhdojnë me fyerje antishqiptare edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Ata brohorisnin edhe “Shiptarska policia”.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit dhe përfundoi me barazim 1-1.

Golin për vendësit e shënoi Lemos në minutën e 18-të, kurse barazoi boshnjaku Aganspahic në minutën e 80-të.

Pas këtij barazimi, Shkëndija renditet e treta me 45 pikë, kurse Vardari i dhjeti me 26 pikë.

Kryesojnë tabelën Struga TL dhe Shkupi me nga 48 pikë, por struganët kanë një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë nesër me Rabotnickin në Shkup. (Open-TV)

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img