spot_img

Tifozët serbë falënderojnë ata rumunë për “përkrahjen” në ndeshjen Rumani – Kosovë

spot_img

Tifozët serbë kanë falënderuar ata rumunë, pasi ata shfaqën gjatë ndeshjes eliminatore për Euro 2024 mes Rumanisë e Kosovës transparentin “Kosova është Serbi”.

Ndeshja e zhvilluar pak ditë më parë në Rumani përfundoi me fitore 2:0 të skuadrës vendase. Ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta derisa u largua transparenti.

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Rumanisë, ndërsa ka rreshtuar pesë akuza, përfshirë edhe “sjellje raciste të tifozëve”.

Të shtunën në ndeshjen e elitës së futbollit të Serbisë mes Çukariqkit dhe Cërvena Zvezdës është shfaqur një transparent përkrahës për rumunët.

“Një rumun ka tre vëllezër – Danubin, pyllin dhe serbin. Faleminderit. Vëllezër rumunë!” – shkruhej në transparentin.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img