spot_img

Tifozët “Ujqit” i drejtohen kryesisë së klubit: Presim që fjalët e dhëna të dalin edhe në Superligë

spot_img

Ferizaj është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Tifozët “Ujqit” kërkojnë që klubi të jetë më i organizuar e më i fortë financiarisht, për të arritur rezultate të lakmueshme.

“Ne tifozëria ‘Ujqit’ nuk e humbëm asnjëherë besimin në klubin tonë të zemrës. Suksesi i FC Ferizaj na gëzoi shumë sepse Superliga është arena ku neve na shkon zëri.

Një staf teknik, një grup lojtarësh me zemër, e mbi të gjitha një kryesi e president si Lulzim Abazi, na premtuan Superligën. Fjalën e mbajtën, e kësaj here na kanë premtuar në ekip shume të fortë për të synuar Evropën.

Ne nuk u zhgënjyem në Ligën e Parë, presim që fjalët e dhëna të dalin edhe në Superligë sepse nuk kemi arsye për të mos besuar në ata që na kanë dalë të fjalës.

Superliga kërkon buxhet dhe organizim. Ne si ‘Ujqi’ kërkojmë hapur nga bizneset e Ferizajt që të përkrahet në maksimum FC Ferizaj. Ju bëjmë thirrjeve bizneseve që të orientojnë sponsorizimet tek klubi ynë i zemrës sepse siç është cekur nga vet klubi, suksesi është i përbashkët.

Jemi qyteti më i fortë ekonomikisht. Jemi tatim-paguesi më i madh në Kosovë për kokë banori. Do të ishte mëkat i madh që kupat të ikin në qytete më të dobëta financiarisht. Biznese të Ferizajt, bashkojuni karvanit të FC Ferizajt sepse Ligji i Sponsorizimit për këtë punë është krijuar.

Njëherit Superliga kërkon edhe kryesi të bashkuar e korrekte. Të jenë të gjithë të barabartë në kryerjen e obligimeve financiare, në përputhje me aksionet që i kanë në klub. Një president i vetëm nuk mund të mbulojë mos-seriozitetin e juaj dhe qasjen neglizhente ndaj klubit.

UJQIT e kanë një thirrje edhe ndaj kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut, që të rrisë edhe më shumë ndihmen për klubin tonë sepse krenaria duhet të jetë futbolli ferizajas. Aliu ka qenë mbështetës i klubit, por për Superligë kërkohet të rritet doza e financimit.

UJQIT do e përcjellin me vëmendje afatin kalimtar të lojtarëve sepse nga aty do të kuptohen edhe synimet. Andaj tani është koha që të aktivizoni vullnetin e ta fuqizoni klubin sepse Superliga kërkon lojtarë me përvojë e kualitet.

Kjo thirrje nuk do të ndalet, ‘Ujqit’ do të jenë shumë të zëshëm këtë verë.

Bashkë vazhdojmë përpara.

Dy Ngjyra, Një Dashuri”, reagojnë tifozët ‘Ujqit’.

NGJARJE TË TJERA

spot_img