spot_img

Timonieri i FFK-së, Agim Ademi uron ditën e çlirimit

spot_img

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili së bashku me Kombëtaren e Kosovës ka udhëtuar në Greqi, për t’i mbështetur futbollistët nga afër, ka uruar nga atje ditën e çlirimit të vendit. Ademi dihet në opinion si njëri ndër më meritorët e mbajtjës gjallë të futbollit të pavarur gjatë viteve 90-ta. Ai edhe pas çlirimit vazhdoi aktivitetin e tij në futbollin kosovar, ndërkaq tani është në fillim të mandatit të tij të dytë në krye të FFK-së.

Më posht gjeni postimin e Kryetarit Ademi:

Urime Dita e Çlirimit të Kosovës! 🇽🇰

Sot, Kosova feston 23-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Një ditë kjo e veçantë, në të cilën nderojmë të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë e vendit tonë.

Rezistenca ndaj pushtuesit dhe lufta për liri ishte e gjatë e përplot sakrifica. Liria erdhi si fryt i atdhedashurisë, motivimit, trimërisë dhe sakrificës, por edhe mbështetje së aleatëve tanë.

Kundërshtari ynë ishte një agresor i fortë dhe lufta ishte e pabarabartë, por ne e fituam atë me vendosmëri, angazhim të gjithanshëm dhe luftë shpirtërore.

Sot, në këtë ditë të shënuar, Kombëtarja jonë luan ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Greqisë.

Në këtë sfidë jemi të babarartë me rivalin, por për ta mposhtur duhet angazhim e përkushtim i përbashkët, disiplinë, profesionalizëm dhe luftë deri në atomin e fundit nga djemtë tanë dardanë.

E di që motivimi juaj djema është maksimal, prandaj sot e keni rastin dhe fatin që në këtë ditë të shënuar për kombin të arrini një tjetër fitore për krenarinë e shtetit tonë dhe të jeni heronjtë e ngritjes së Kosovës në vendin e kampionit.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë veprimtarëve të kombit!

Forca Dardanë!

#BashkëPërFutbollin

NGJARJE TË TJERA

spot_img