spot_img

“Tingëllon e çuditshme, por u ndjeva pak në faj që i mposhtëm. Asnjëherë në kombëtare nuk ndodhi kjo”

spot_img

Të dielën, Primozh Gliha dhe kombëtarja e tij e Kosovës mundën Izraelin 1:0 në ndeshjen e fundit kualifikuese të grupit i për Kampionatin Evropian në shtëpi në Prishtinë.

Kjo fitore nuk do t’u ndihmojë shumë kosovarëve, shkruan sot gazeta kroate Jutarnji List, sepse janë të katërtit në renditje me 10 pikë të fituara, përpara tyre janë Rumania me 16 pikë, Zvicra me 16 dhe Izraeli me 12 pikë.

Deri në fund të kualifikueseve, Kosova do të luajë me Zvicrën jashtë dhe me Bjellorusinë në shtëpi. Ka ende disa kombinime teorike, por faktikisht është një mision i pamundur, kështu që Kosova në Euro do të mbetet ende një ëndërr.

Jutarnji List ka botuar sot një intervistë me Glihan, në të cilën selektori i Kosovës foli për ndeshjen me Izraelin dhe faktin se 80 për qind të futbollistëve që luajtën në atë ndeshje kishin lindur në Kosovë.

Ndeshja e së dielës me Izraelin në Prishtinë ishte nën një llupë speciale, u luajt nën masa të paprecedentë sigurie dhe është e qartë pse.

“Kam luajtur për tre vjet në Izrael, e di mentalitetin dhe të menduarit e tyre, kujdesin e tyre. Unë e di se si është jeta në Izrael. Për mua, organizimi i ndeshjes ishte spektakolar. Në të gjitha nivelet, nga një ditë para ndeshjes, në ditën e ndeshjes dhe pas saj. Një gjë e tillë mund të përjetohet ndoshta disa herë në jetë. Gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte. Sigurisht që ka pasur polic izraelit, kështu është gjithmonë kur luan Izraeli, gjithmonë ka bashkëpunim me vendin ku luan kombëtarja e tyre. Në fund të fundit, si pala kosovare ashtu edhe ajo izraelite po vërshonin me lëvdata për organizimin. E dija që nuk do të kishte probleme, sepse ky është mentaliteti i kosovarëve”, tha Gliha për Jutarnji List.

Gliha është pyetur edhe për fishkëllimat ndaj himnit të Izraelit.

“Epo, ka fishkëllima edhe në ndeshje të tjera. Fishkëllima është ‘sporti kombëtar’ në terrenet e futbollit. Unë kam shumë miq në Izrael. Një nga drejtorët kryesorë të Federatës së tyre, Avi Levy ka qenë shok i imi i shtëpisë për tridhjetë vjet, kemi ngrënë darkë para ndeshjes. Ai më kishte sjell mua dhe Zheljko Adziqin në Hapoel Beit She’an. Kjo kishte ndodhur në vitin 1998. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Yossi Benayoun, i cili luajti në Liverpool, Arsenal, Chelsea, West Ham… E di që do të tingëllojë e çuditshme, por ndjenjat ishin të përziera, kënaqësia e fitores, por disi u ndjeva pak fajtor që i mundëm dhe i distancuam nga mundësia për t’u kualifikuar në Europian. Ata ishin shumë korrekt. Ndryshe nga ajo ndeshje në Rumani, ku pati një ndërprerje një orëshe, ai arbitri katastrofik që na dha karton të kuq… dhe izraelitët na uruan pas ndeshjes, na lavdëruan”, tha Gliha.

Gliha tregoi se ndeshja është luajtur në një fushë shumë të vështirë, por ka përmendur diçka tjetër të rëndësishme.

“Në kombëtare kanë luajtur pesë lojtarë nga Liga e Kosovës. Dhe asnjëherë në historinë e kombëtares së Kosovës nuk ka ndodhur që 80 për qind e kombëtares që ka luajtur një ndeshje të ketë lindur në Kosovë dhe të luajë në ligën vendase. Na ka munguar shumë Amir Rrahmani. Ai është një djalë i mrekullueshëm, mund ta shihni që ka jetuar në Kroaci për shumë vite. Ka kulturë dhe sjellje të shkëlqyer, sjellje gjentelmeni, ka etikë. Por këta djem luajtën shkëlqyeshëm, ne duhet të kishim shënuar më shumë gola kundër Izraelit. Kemi pasur pesë situata ‘një me një me portierin’ ose goditje nga afër. Portieri izraelit Glazer ishte i mrekullueshëm, nuk kam parë një portier më të mirë qe një kohë të gjatë, ajo që shpëtoi ai ishte një mrekulli. Ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Dhe ne ishim të shkëlqyer, në fushën me baltë luanim me dy ose tre prekje më së shumti, ishte një lojë me shpejtësi të madhe”.

Ai thotë se i vjen keq që kombëtarja ka vetëm dhjetë pikë në grup.

“Sikur të kishim fituar, le t’i quajmë ‘pikët normale’, kundër Andorrës dolëm barazim, humbëm dy pikë dhe po të kishim luajtur vetëm baraz me Bjellorusinë do të kishim tre pikë më shumë, kështu që tani do të ishim tre pikë pas Rumanisë së parë, do të kishim qenë në lojë për Euro. Dhe në Rumani edhe një barazim, ata do të kishin 14 pikë, ne do të kishim 11… Dhe ne do të ishim përsëri në lojë, por ju tregova tashmë për atë ndeshje të pazakontë dhe për arbitrin. Unë e mora kombëtaren kur kishim tre pikë nga katër ndeshje. Por është kjo që është. Megjithatë, këto dy ndeshjet e fundit po i luajmë për renditje”, tha ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img