Një tjetër sulm seksual ndaj grave ka ndodhur në Prishtinë.
Pas dhunimit të 11-vjeçares në Dragodan nga pesë persona, tani është sulmuar seksualisht një grua në rrugën “Agim Ramadani” të kryeqytetit.
Sipas Policisë, e njëjta është futur me forcë në veturë nga dy persona të cilët e kanë sulmuar më pas seksualisht.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:40.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.