Ka ditë prej kur po zhvillohen “drama” rreth ‘Instagramit’ të Luizit.
Pasi iu ndryshua emri, në profilin e tij janë fshirë edhe foto, shkruan lajmi.net.
Sot është konfirmuar se faqja e tij tashmë i takon produksionit të “BBVA”, saktësisht televizionit Top Channel.
Kjo u konfirmua nga kunati i Luizit, Sokol Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Instagram’.
Ai tha faqja që menaxhohej nga shoqja dhe motra e Luizit, tani të drejtat autoriale për të i kanë kaluar Top Channel-it.
“Në një komunikim me produkisonin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar Top Channel. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument”, ka thënë ndër tjera familjari i Ejllit.
Ai tutje ka kërkuar që përkundër ngjarjeve të fundit, fansat të vazhdojnë të mbështesin Luizin dhe të shijojnë lojën e tij në BBVA.
“Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, thuhet tutje në postim.