Nga kjo e shtunë është hapur ekspozita e legjendës së futbollit italian Paolo Rossi.
Në këtë ekspozitë e cila po mbahet në Prishtina Mall ishin prezent futbollisti i njohur italian Salvatore ‘’Toto’’ Schillaci, ish bashkëshortja e futbollistit të ndjerë Paolo Rossi, Federica Cappelletti, si dhe ambasadori italian Antonello De Riu.
Në këtë eveniment të pranishmit kanë mundësi të shohin trofe si ‘’Topi i Artë’’, “Këpuca e Artë dhe fanella të legjendave të futbollit si Pele, Maradona, Messi, Ronaldo e Zidane.
Në konferencë për media, të lumtur tej mase për këtë organizim që u bë për nderë të Rossit, ishin gruaja e tij, Cappelleti, shoku i skuadrës Schillaci, si dhe ambasadori italian De Riu.
Që të tre e çmuan tej madhe figurën e futbollistit të ndjerë, duke mos kursyer fjalët e mëdha për ta.
“Jam i emocionuar. Është e vështirë me fol për Paulo Rossin. Jam i lumtur që jam këtu. Kjo është hera ime e parë në Prishtinë. Shume vende të mrekullueshme kam vizituar një e tillë është edhe Prishtina. Kam qenë fans i Rossit që në moshën 17 vjeçare. Ai ishte djalë diellor, i hareshëm, i buzëqeshur. Kam pasur fatin ta njoh, por jeta ndonjëherë është e poshtër. Ne jete kam psur nje ender te madhe qe te bëhem futbollist, por kurrë nuk më ka shkuar menja që do ta vesh fanellën e Italisë”.
“Jam shumë e emocionuar që jam këtu e pranishme me ju që ta prezantojmë ekspozitën e Rossit në Ballkan. Organizimi i kësaj ekspozite ka të bëjë me idenë e lidhjes së këtyre dy shteteve, pasi Rossi njihet si zemra e Italisë. Dua ta falënderoj ambasadën e Italisë që na ka ndihmuar në organizimin e këtij evenimenti”.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu për të inauguruar ekspozitën “Paolo Rossi, një djalë i artë”. Ekspozita do të rikthejë momentet më të rëndësishme të jetës së Paulos, që nga fillimet e tij deri te fitimi i titullit të kampionit të botës dhe jeta private përmes ekspozimit të fanellave origjinale, fotografive të kohës, intervistave, Topit të Artë dhe Këpucës së Artë të fiuara në vitin 1982”.
Sa jemi tek Rossi, ai kishte karrierë të bujshme, arriti që ta fitojë Topin e Artë dhe këpucën e Artë, derisa kulmi ishte fitimi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 1982.
Kjo ekspozitë e cila nisi sot në Prishtina Mall do të vazhdojë të jetë e hapur deri më 1 qershor.