Tifogrupi i KB Trepçës, “Torcida” kanë dalur me një kërkesë drejtuar Federatës së Basketbollit të Kosovës pas vendimit të këtyre të fundit për ndalimin e udhëtimeve të tifozerive mysafire në Superligën e Kosovës në basketboll.
Grupi i tifozëve mitrovicas kanë kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi nga java e ardhshme.
“Torcida” ka paralajmëruar edhe bojkotimin e Superkupës së Kosovës nëse vendimi i FBK-së nuk shfuqizohet.
KËRKESA dhe POSTIMI i plotë:
Kërkesë e hapur për FBK
Torcida edhe një herë kërkon rishqyrtimin e vendimit të FBK për ndalimin e udhëtimeve jashtë të tifozëve në basketboll, ku me anë të kësaj shkrese kërkojmë që i njejti të shfuqizohet dhe prej javës së ardhëshme kërkesat për të qenë pranë klubit të zemrës TREPÇA ku do që zhvillon ndeshje të jenë të aprovuara,
Si qyteti që kemi hapur dyert për të gjithë ku publikisht kemi deklaruar se për secilin klub japim bileta kërkojmë mobilizim tek të gjithë që të ngrisin zërin bashkarisht për shfuqizimin e këtij vendimi ,
Është e pa drejtë të penalizohen tifozët në këtë mënyrë, ne vetëm dëshirojmë të jemi pranë klubit dhe vetëm kjo na intereson, asgjë tjetër.
Në të kundërtën ne inkurajojm edhe tifogrupet tjera që të jemi një zëri dhe me vendim unik të përbashkët të Bojkotojmë superkupën e Kosovës e cila edhe ashtu e humbi seriozitetin e saj duke u shtyrë dhe ndryshuar orari tash për herën e 3-të radhazi, ende së pari FBK nuk ka zyrtarizuar vendin e zhvillimit të superkupës dhe kjo tregon shumë për nivelin e seriozitetit si eveniment,
FBK shfuqizo vendimin
TORCIDA – MITROVICË.