spot_img

Tornadot godasin SHBA-në, raportohet për dëme të mëdha

spot_img

Dhjeëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa, si dhe duke lënduar disa njerëz, njoftuan autoritet.

Më shumë se 70 tornado u regjistruan në gjithë vendin nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, shumica e të cilave përreth Omahas në Nebraska.

Deri të premten mbrëma u raportua për disa të lënduar, por jo për të vdekur.

Tre persona u lënduan në kontin Lancaster në Nebraska, kur një tornado e goditi një ndërtesë industriale, duke e shembur kulmin e saj kur 70 njerëz ndodheshin brenda saj. Disa prej tyre kishin ngecur, por në fund të gjithë u evakuuan dhe të lënduarit janë jashtë rezikut për jetë, thanë autoritetet.

Pamje të publikuara në rrjetat sociale e shfaqën qytetin e vogël Minden, në Ajova, të dëmtuar rëndë nga tornadot. Rreth 11.000 shtëpi mbetën pa rrymë në Nebraska, sipas autoriteteve.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img