spot_img

Tradhtari i radhës, futbollisti shqiptar zgjedh kombëtaren e Greqisë

spot_img

Tradita duket se vazhdon. Një tjetër lojtar shqiptar zgjedh të luajë për Greqinë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Lazaros Rrota, i cili ka lindur në shtetin helen në vitin 1997 dhe i formuar si lojtar në akademinë e Iraklisit, Ai është grumbulluar së fundmi nga Kombëtarja e Greqisë, duke qenë pjesë e ekipit për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë dhe Kosovës.

Rrota debutoi me fanellën greke në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë më 11 tetor, duke luajtur 22 minuta. “Panorama Sport” mëson se Rrota i është sugjeruar disa muaj më parë FSHF-së përmes menaxherit të tij, Bruno Çirilo, por nuk është konkretizuar bashkimi.

Nisur nga kjo situatë, Rrota shfrytëzoi mundësinë pas thirrjes që i bëri trajneri i Greqisë, Xhon Vant Ship. Ky i fundit është holandez dhe duke njohur mirë “Erdivise” kampionatin ku luan Rrota,, ndoqi disa herë lojtarin dhe u bind për ta grumbulluar. Aktivizimi i 23- vjeçarit me Greqinë në ndeshjen ndaj Moldavisë ia djeg tashmë mundësinë e një bashkimi me Shqipërinë në të ardhmen.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img