Tragjedi në futbollin argjentinas! River Plate priti Defensa y Justicia në mitikun “Monumental”, por ndeshja e kampionatit zgjati fare pak.
Një tifoz ra nga tribunat e larta dhe stafet mjekësore të dy skuadrave nxituan për t’i shpëtuar jetën. Me futbollistët që pushuan së luajturi për disa momente.
Britmat e tifozëve tërhoqën vëmendjen e arbitrit kryesor, i cili ndaloi menjëherë lojën për të lejuar mjekët të mbërrinin tek ai.
Për fat të keq, tifozi, i cili u hodh nga një lartësi 15 metra, nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Për futboll nuk bëhej më fjalë dhe ndeshja River-Defensa u ndërpre përfundimisht në minutën e 26’.
Tifozi, i cili thuhet se ishte në moshën 50-vjeçare, “u hodh dhe vdiq në vend”, lexohet në komunikatën e River Plate.
“U konstatua se nuk kishte asnjë situatë të dhunshme në tribunë apo rreth tij“, përfundon deklarata e klubit nga Bienos Aires.