Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku një avion që përdoret për shuarjen e zjarreve është rrëzuar. Sipas informacioneve, aeroplani tip “Beriev” ishte marrë me qira qeveria nga Rusia për shuarjen e zjarreve.
Ekipet e kërkim -shpëtimit kanë shkuar në zonë, por të gjithë personat në bord kanë humbur jetën. Mësohet se në bordin e aeroplanit ishin 5 anëtarë të ekuipazhit rus dhe 3 zyrtarë turq.
“Kontakti me aeroplanin, i cili ishte marrë me qira nga Rusia për të ndihmuar Turqinë të përpiqej të shuante zjarrin, humbi në pyll në Kahramanmaras”- tha një zyrtar turk për Anadolu Agency. Kujtojmë se prej disa ditësh Turqia ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin.