spot_img

Tragjedia në Kroaci: Katër viktima janë nga Gjakova, në mesin e tyre një nënë me vajzën e saj

spot_img

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka konfirmuar se katër nga viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi sot në orët e hershme në Kroaci janë nga komuna e Gjakovës, shkruan Gazeta Metro.

Gjini ka thënë se është takuar me komandantin policor si dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë të Jashtme, për tu njoftuar familjarët e viktimave.

“Po para disa minutave jam nda nga komandanti i policisë, si dhe zyrtarët të institucioneve do të njoftohen familja e atyre që nuk janë njoftuar”, tha Gjini për rtv Dukagjini.

Ai tutje ka thënë se veprimet tutje do t’i koordinojnë me institucionet qendrore.

“Në mesin e viktimave janë një grua me një vajzë si dhe një grua tjetër si dhe shoferi. Do t’i koordinojmë veprimet me institucionet qendrore”, tha Gjini.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident./gazetametro.net

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img