spot_img

Tragjike/ Aeroplani rrëzohet pak sekonda pas nisjes, humbin jetën në lule të rinisë dy sportistët

spot_img

Dy sportistë italianë kanë humbur jetën tragjikisht në lule të rinisë, pasi aeroplani i vogël me të cilin po fluturonin u rrëzua pranë Romës mëngjesin e së dielës.

Viktimat janë dy notarët, Giole Rosseti, 23-vjeç, dhe Fabio Lombini, 22-vjeç.

Dy të rinjtë kishin publikuar pamjet e ngritjes së aeroplanit në rrjetet e tyre sociale.

Një nga postimet e 22-vjeçarit, Lombini në Instagram para fluturimit që i mori jetën ishte një muzg, ku në përshkrimin e fotos ishte shkruar në italisht “Fundi i botës?”.

Federata Italiane e Notit (Federnouto) shprehu ngushëllimet për familjarët e dy të rinjve që vdiqën tragjikisht.

Federnouto thotë se aeroplani u rrëzua rreth 30 sekonda pas ngritjes dhe shpërtheu në flakë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik ajror. Paraprakisht dyshohet se rrëzimi i aeroplanit ndodhi për shkak të një defekti teknik.

Rrëzimi ndodhi midis qyteteve Nettuno dhe Latina, në zonën Grungole, midis Romës dhe Napolit. Avioni u nis nga shkolla e fluturimit Crazy Fly, dhe kushtet e motit ishin optimale, sipas hetimeve paraprake.

Lombini ishte nënkampioni i Italisë në stil të lirë për 200 metra në Kampionatin Dimëror në vitin 2017. Ai përfaqësoi Italinë në Lojërat Universitare Botërore dhe në Kampionatin Evropian të Kursit të Shkurtër në vitin 2018.

Rosseti gjithashtu ishte notar. Ai garonte kryesisht në kompeticione kombëtare.

NGJARJE TË TJERA

spot_img