Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e së shtunës në qytetin Ordu të Turqisë. Një i ri ka vrarë të dashurën e tij e më pas veten në mes të rrugës.
I riu, Kemal Emen, i zuri rrugën të dashurës së tij, ku filluan të debatonin me të madhe.
Pas disa minutash debat, situata u acarua dhe Emen nxorri armën e qëlloi disa herë mbi të dashurën e tij. Ajo mbeti e vdekur në vend.
Pas vrasjes në vendngjarje ka ardhur policia, por i riu vetëm pak më vonë ka vrarë edhe veten
Ngjarja e rëndë tronditi jo pak qytetin turk.