Dy të vdekur në Minierën e Novobërdës
Dy minatorë kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Novobërdës.
Lajmin e ka konfirmuar Hysen Vrajolli, u.d. i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës.
“Të ngujuar nuk ka asnjë. Janë dy të vdekur si pasojë e shembjes së pjesës tavanore. Kanë qenë brenda shumë minatorë të tjerë, por vetëm një pjesë e Minierës është shembur”, ka thënë Vrajolli për Insajderin.
Vrajolli ka thënë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.