Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Durrësit ku një pushues 60-vjeçar ka humbur jetën në det.
Pushuesi R.B, 60 vjeç nga Kosova ka hyrë në det për t’u larë dhe është mbytur.
Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të plazhit të njohur si Hekurudha.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rethanave.