Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviq nuk ka pasur se çfarë të flas në konferencën për shtyp pas humbjes nga Ballkani. Dinamo pësoi 2:0 dhe Jakiroviq, fillimisht i kërkoi falje gjithë Kroacisë dhe tifozëve për këtë disfatë.
Ai ka marrë përgjegjësinë dhe ka pranuar se Ballkani ishte shumë më i mirë, duke shënuar fitore plotësisht të merituar.
“Një humbje e merituar. I kërkoj falje të gjithë Kroacisë dhe tifozëve. Marr përgjegjësinë. Ne patëm atë që kishim, u përpoqëm të përfitonim maksimumin prej saj. Ata ishin shumë më të mirë se ne. Ajo që doja të bënim, ata na kanë bërë neve. Kjo është humbja më e vështirë për mua në karrierë. Duhet ta pranoj këtë. Të shohim se çfarë do të sjellë e nesërmja”, tha Jakiroviq. “Edhe ne donim të fitonim, por ndoshta nuk mjaftoi vetëm dëshira. Kjo do të thotë, qartësisht nuk ishte e mjaftueshme”.