spot_img

Trajneri i Dortmundit me fjalë të mëdha për Xhakën

spot_img

Dortmundi vazhdon pritjen për titullin e Bundesligës prej vitit 2012.

Para 12 vjetësh, Dortmundi e fitoi titullin e tetë dhe të fundit në Bundesligë.

“Verdhezinjtë” i janë afruar në disa raste titullit, por ka qenë Bayern Munichu që ka dominuar në 11 vjetët e fundit.

Në edicionin aktual, kampion është shpallur Leverkuseni dhe Dortmundi sërish e ka luajtur rolin e shikuesit.

Leverkuseni i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso nuk ka pësuar humbje. Kjo edhe falë rolit që ka pasur Granit Xhaka në mesfushë.

Leverkuseni ka 44 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, me 38 fitore e gjashtë barazime.

Të dielën, Dortmundi e pret Leverkusenin dhe do të mundohet të fitojë e t’ia shkaktojë humbjen e parë, pasi po lufton për të zënë vend në Champions edicionin tjetër.

41-vjeçari Edin Terziq, trajneri i Dortmundit, ka folur në konferencën për shtyp të premten në mbrëmje, pikërisht për rolin që Xhaka e ka pasur në sukseset e skuadrës së tij.

“Është një prej vendimeve më të mira që ka bërë klubi para nisjes së edicionit”, ka thënë Terziq.

“Ai është lider në fushë. Kur ndërtohet aksioni, ai gjithmonë i shikon bashkëlojtarët dhe iu tregon se çfarë duhet të bëjnë e ku duhet të jenë. Për më shumë, është shumë i rrezikshëm edhe me gjuajtje nga distanca. Të gjithë e dimë këtë”, ka shtuar Terziq.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img