Robert Lewandowski vazhdon të jetë në mesin e temave kryesore në futbollin evropian.
Lewandowski ka qenë temë diskutimi edhe për trajnerin e Polonisë, i cili u pyet për situatën e lojtarit te klubi i Bayern Munich.
Dëshira e Czeslaw Michniewicz është që ylli polak të nënshkruajë me skuadrën e Liverpool, pas aventurës me Bayernin.
“Do të doja ta shihja Lewandowskin me fanellën e Liverpool. Jam tifozi i atij klubi”, ka thënë Michniewicz.
Lewandowski tash e sa kohë lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.
Lojtari ka bërë të ditur se nuk do ta vazhdojë qëndrimin e tij te Bayerni, ndonëse ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.