Trajneri shqiptar nga Maqedonia, Zekirja Ramadani do të jetë në krye të SC Gjilani për edicionin e ardhshëm.
Trajneri i titujve në Kosovë, dhe Gjilani kanë arritur marrëveshje dy vjeçare, me mundësi zgjatje.
Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.