Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur për mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqirin.
Yakin e ka vërejtur gjatë këtyre ndeshjeve miqsore, që Shaqiri nuk është më në nivelin e mëparshëm.
Trajneri i “Helvetikëve” këtë faj ia la ligës ku luan Shaqiri, pra në Amerikë.
“Ai nuk e ka ritmin për shkak të MLS-së”, tha Yakin pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Austrisë në miqësore.
“Nuk ka mundësi të luaj ka shumë në një periudhë të shkurtër kohore. Kjo ësht arsyeja pse ne kemi matur forcën e tij”, vazhdoi tutje Yakin.