spot_img

Trajneri i Zvicrës s’i garanton vend titullari Shaqirit, i jep shpresa Jasharit

spot_img

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e të ftuarve për miqësoret e marsit ndaj Danimarkës dhe Irlandës.

Ndërkohë, ai e ka lënë jashtë listës futbollistin shqiptar, Ardon Jashari, i cili u ftua ndërkohë nga Zvicra U-21 për ndeshjen me Shqipërisë U-21, në kualifikimet e Evropianit 2025.

Ndërkohë, trajneri zviceran ka folur për Shaqirin, i cili ishte vendimtar në fazën e grupeve, të cilit nuk i ka garantuar vend titullari, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Yakin foli edhe për Ardon Jasharin, i cili ishte pjesë e “Helvetikëve” në Kampionat Botëror.

“Xherdani ka qenë vendimtar për ne në fazën e grupeve. Fola me Shaqirin, unë me ndihmësin tim do të bëjmë eksperimente në muajin mars, do të provojmë gjëra të reja para Evropianit. Ai duhet ta dijë dhe ta kuptojë rolin e tij”, u shpreh fillimisht trajneri Yakin në konferencë për shtyp.

“Ardoni ka nevojë për durim dhe për ndeshje të nivelit elitar ndërkombëtar. Nuk e kemi larguar atë, ne po llogarisim tek ai. Por, ai ka nevojë për durim dhe duhet t’i zhvillojë disa ndeshje me ekipin U21 të Zvicrës”, u shpreh tutje Yakin.

NGJARJE TË TJERA

spot_img